Laçi në gjendje të jashtëzakonshme, 22 pallate të pabanueshme, qindra persona të pastrehë

Shqipëria

Laçi në gjendje të jashtëzakonshme, 22 pallate të pabanueshme, qindra persona të pastrehë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Por pavarësisht rrezikshmërisë së lartë që paraqet qëndrimi në këto ndërtesa, banorët kanë zgjedhur të mos respektojnë urdhrin e autoriteteve për të qëndruar larg.

“Boll kemi frikë, por kemi mundin e gjithë jetës këtu dhe nuk e lëmë dot.”

Të gjithë rendin me shpejtësi brenda shtëpive për të nxjerrë nga aty ato pak orendi që kanë mbetur të padëmtuara.

“Është gjynah me i lënë, është mundi i 30 viteve. Nuk i bëjmë dot më, xhepat bosh.”

Trauma e tërmetit nuk u ka kaluar ende dhe pavarësisht se kanë ngelur pa strehë ndihen me fat që janë mirë.

“Kisha me e përballu me burrin dhe një djalë tjetër, por jam me një tetraplegjik. Vetëm unë e di sesi jetoj me të.”

“Dëmet janë të konsiderueshme, por jeta e njerëzve meqë jemi shëndosh.”

“Mezi kemi dalë, nuk hapej dera. Tmerr kemi përjetuar.”

Ata që nuk kanë mundur të gjejnë akomodim tek të afërmit prej ditësh po qëndrojnë në kampin e ngritur pranë gjimnazit.

Zgjidhjen që u kanë ofruar autoritetet për tu vendosur në hotelet e Lezhës dhe Shëngjinit e kanë refuzuar pasi nuk duan të largohen prej qytetit ku kanë punën e fëmijët ndjekin shkollën.

“Na kanë thënë të rrimë 15 ditë maksimumi, ku shkojmë pastaj?”

“Nuk pranuam, ishte shtëpia vetëm dhe na vidhnin materialet.”

“Ku me ik, vetëm meë ik jashtë shtetit se brenda ik te nëna, ik te baba. Më mirë po rri këtu, po më zuti të më zërë këtu.”

Kërkojnë një zgjidhje më afatgjatë siç është sigurimi i një banese.

“Dua shtëpi me jetu me familjen time, nuk kemi asgjë. Nuk kemi ku me ik.”

Janë rreth 150 persona që ndodhen në këto çadra prej të martës, mes tyre shumë nëna me fëmijë e të moshuar me probleme shëndetësore.

“Shumë jemi të frikësuar, edhe sot që ika me pa me frikë se mos na bie.”

Pas Durrësit dhe Thumanës, Laçi është i radhës që qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat