Trishtuese – Humbi 7 anëtarët e familjes, kryefamiljari: Më thoni që dikush ka shpëtuar!

Shqipëria

Trishtuese – Humbi 7 anëtarët e familjes, kryefamiljari: Më thoni që dikush ka shpëtuar!

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:17
Albert Cara

Tërmeti i së martës ka shkaktuar tragjedi të rëndë në familjen Cara në Thumanë.

7 anëtarë të familjes, përfshirë fëmijë, janë varrosur ditën e sotme pasi janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat që la pas tërmeti.

I vetmi i mbijetuar është kryefamiljari i kësaj familje, Albert Cara.

Ai ndodhet në spital ndërsa nuk e ka idenë se sot janë varrosur e gjithë familja e tij.

“Ju lutem më thoni që vetëm një fëmijë të më ketë shpëtuar. I thashë fëmijët i ke në rregull vetëm të bëhesh më mirë ti, ishalla shërohet por atëherë do ketë tragjedi them unë”, tregon një prej të afërmve bisedën me Albertin nga spitali i Traumës.

“I tha motrës mbrëmë, më thuaj pse ke ardhur kush ka vdekur, më thuaj emrin, jo më thuaj emrat, por më thuaj emrin, ai dicka e ndjen”, tregon një tjetër.

“I thashë di gjë për fëmijët, nuk di gjë tha di vetëm këtë që djalin e kam pasur për dore dhe dora filloi duke u ftohur”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat