Elvis Naçi i jep premtimin familjes në Thumanë: Banesa e parë që do të ndërtojmë, e juaja

Shqipëria

Elvis Naçi i jep premtimin familjes në Thumanë: Banesa e parë që do të ndërtojmë, e juaja

Nga: N.Sh. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 23:54
Pamje nga emisioni

Sonte në emisionin “N’Kosovë show”, i cili transmetohet edhe në “News 24” u paraqit rasti i një familjeje me tre anëtare, një gruaja me dy vajzat e saj, të cilave iu është shembur shtëpia në Thumanë dhe tashmë janë në qiell të hapur.

Vajzat treguan se ata tashmë jetojnë në kamp e se janë në qiell të hapur.

“Kur ra tërmeti u prish gjithçka. Kemi mbetur në qiell të hapur”, tha një nga vajzat.

Vajza tjetër deklaroi se prisnin vdekjen nga ajo që ndodhi, por shtoi është një fat i madh që sonte janë ende gjallë.

“Prisnim vdekjen në fakt, nuk mendonim se do të shpëtonim. Kemi dalë pasi ka mbaruar tërmeti. Edhe nëse shtëpitë të bëhen prapë aty, unë nuk besoj se do të doja të rrija prapë aty, sepse kemi përjetuar një tmerr të madh. Përjetuam gjendje shoku. Në kamp kemi pasur të hamë, kemi pasur kushte”, tha vajza tjetër e familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat