Harta/ Tërmeti më i fundit në vendin tonë i pandjeshëm, lëkundjet zhvendoset në vendin fqinj

Shqipëria

Harta/ Tërmeti më i fundit në vendin tonë i pandjeshëm, lëkundjet zhvendoset në vendin fqinj

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Sot ka qenë një ditë më e qetë, pas tërmetit tragjik 6.3 ballë të shkallës Rihter, dhe lëkundjeve të tjera që e pësuan atë dhe goditën rëndë Shqipërinë.

Shpresohet që kjo qetësi të mbizotërojë çdo ditë tjetër.

Në hartën e pasqyrimit të tërmeteve, EMSC, ka pasqyruar vetëm një tërmet të lehtë, që ka prekur vendin tonë, në zonën ku ishte epiqendra e tërmetit të madh, tërmet që ishte 2.4 ballë dhe i zakonshëm mes qindra të tjerave në ditët e kaluara.

Të tilla tërmete nuk ndihet, ndërsa i fundit u regjistrua para rreth dy orësh.

Por në listën e tërmeteve më të forta që kanë rënë sot kudo në botë, para rreth dy orësh një tërmet 4.5 ballë, është ndjerë në vendin tonë fqinj Greqi, mbi 160 km larg Athinës.

Të gjithë shqiptarët, pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i së martës dhe ditë të tëra të trazuara,  shpresojnë që këto të jenë edhe lëkundjet e fundit, për t’i dhënë fund sagës dhe panikut që ka mbërthyer vendin tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat