Nga sot edhe Lezha në gjendje të jashtëzakonshme

Shqipëria

Nga sot edhe Lezha në gjendje të jashtëzakonshme

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:30
Pas termetit

​Qeveria do të përfshijë nesër edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.

Lajmin e dha vetë kryeministri Rama teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa, ku përsëriti lutjen për durim.

"Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!", tha Rama. 

Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat