Mertiraj: Shqipëria u kap "gafil" nga tërmeti, faktori kohë shumë i rëndësishëm

Shqipëria

Mertiraj: Shqipëria u kap "gafil" nga tërmeti, faktori kohë shumë i rëndësishëm

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:47
Ergys Mertiraj

Sociologu, Ergys Mertiraj, thotë se Shqipëria u kap në befasi dhe e papërgatitur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

I ftuar në RTV Ora, Mertiraj tha se në kriza të tilla, koha është faktor shumë i rëndësishëm, dhe forcat tona nuk kishin mjetet më elementare.

Ergys Mertiraj: Këto janë kriza që faktori i kohës është shumë i rëndësishëm. Nëse ndërhyhet me të gjitha mjetet e duhura, organizimin e duhur që në momentin e parë mund të shmangej një pjesë e rëndësishme e tragjedisë. Gjë që nuk ndodhi. Vumë re se forcat tona të shpëtimit ishin në mënyrë krejt primitive, kështu janë nxjerrë njerëzit nga gërmadhat para 100 vjetësh, me hunj.

Thjesht kishin një veshje ushtarake, as kokore nuk kishin, as doreza.Ëshë e tmerrshme. Lërë pastaj që nuk kishte asnjë mjet teknologjik, as qen. Merret një qen dhe mbahet, si qentë antidrogë merren dhe qenë për të shpëtuar jetë njerëzish. Jo vetëm kaq, por në media kanë dalë dokumentat të cilat tregojnë që në letra tregojnë sikur këto gjëra janë bërë. Shteti jonë u kap "gafil". Kemi Maqedoninë që deri vinë ka qenë më keq se ne, por kemi dhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat