Edhe Lezha po shkatërrohet nga lëkundjet, 81 banesa të dëmtuara rëndë

Shqipëria

Edhe Lezha po shkatërrohet nga lëkundjet, 81 banesa të dëmtuara rëndë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Dëme nga tërmeti ka patur në shumë pallate edhe në qytetin e Lezhës.

Nga verifikimet disa rezultojnë të pabanueshëm.

I tillë është  pallati numër 47 në bllokun e banimit pranë lumit Drin në qytetin e Lezhës. Objekte ka pësuar çarje nga të gjitha anët dhe rrezikon shembjen.

Pjesa më e madhe e banorëve po qëndrojnë jashtë, por ka dhe prej atyre që sfidojnë frikën dhe vijojnë të jetojnë aty.

Në Komunën e Lezhës deri më tani rezultojnë 81 objekte të pabanueshëm, ndërsa qytetaret e ngelur të pastrehe një pjese po qëndrojnë tek të afërmit e tyre e të tjerë janë strehuar në hotelet e Shëngjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat