Ramës i del situata nga kontrolli, shpërthen ndaj Veliajt: boll edhe ti tani!

Shqipëria

Ramës i del situata nga kontrolli, shpërthen ndaj Veliajt: boll edhe ti tani!

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:17
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në Kombinat të Tiranës me banorët e prekur nga tërmeti.

Në një moment Rama nuk është përmbajtur pasi banorët i kanë kërkuar llogari se ku të strehohen, sa kohë që pallateve të tyre iu është vënë shiriti.

Në këtë moment Rama i ka kërkuar Veliajt të pushojë, teksa ky i fundit ishte i largur nga shiu dhe fliste me banorët.

“O Erion po të lutem edhe ty tani more burrë edhe ty tani do të them më lere të flas. Mos vdisni para kohës se nuk do të ia u zgjidhe më njeri këto punë”, u shpreh Rama i revoltuar.

Rama sot pas debateve me banorët, të cilët i janë shprehur se nuk kanë ku të qëndrojnë dhe duhet të futen në banesat e tyre, ka mbyllur takimin në Kombinat dhe është larguar i revoltuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat