Kavajë, ndërtesa 4 katëshe dëmtohet nga tërmeti, banori rrëfen çastet e ankthit

Shqipëria

Kavajë, ndërtesa 4 katëshe dëmtohet nga tërmeti, banori rrëfen çastet e ankthit

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:24
Kavajë

Në lagjen numër 2, në Kavajë, siç shihet në pamje shtëpia është dëmtuar totalisht. Nga 4-katëshe është bërë 2-katëshe.

Ata tregojnë për momentet e ankthit që kaluan mëngjesin e 26 nëntorit.

“Momenti që ra tërmeti isha në gjumë, kur dëgjoj tërmetin u ngrita. U rrëzova dy herë derisa shkova tek dera. Kur dëgjoj një zhurmë shumë të madhe. Pasi nuk hapa dot derën u ula në divan, prita sa të mbaroj tërmeti. U çova, hapa derën kur ç’të shoh, shtëpia ishte shembur”, shprehet babai.

“Shyqyr që nuk më zuri plakun brenda. Kam gjithë jetën në ndërtim, kështu e kam bërë shtëpinë. Kam shpenzuar lekë pa fund për këtë shtëpi, duke ndjek punimet. Problemi im është se më datën 26 dilte babai në gjyq për këtë ndërtesë. Jam nga të parët që kam paguar lekët në bankë për legalizimin e shtëpisë. E kam ndërtuar me duart e mia ”, ka thënë i biri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat