Xhaçka falënderon forcat e shpëtimit që u erdhën në ndihmë

Shqipëria

Xhaçka falënderon forcat e shpëtimit që u erdhën në ndihmë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:10
Edi Rama

Ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka theksuar se mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere, iu gjendën pranë Shqipërisë, që në orët e para të 26 nëntorit.

“Miqtë e vërtetë njihen në ditë të vështira dhe kurrë më shumë se këto ditë, kjo shprehje s'ka patur kaq shumë vlerë. Mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere na u gjendën pranë, që në orët e para të 26 Nëntorit. Faleminderit secilit prej tyre, për kontributin dhe sakrificën gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit. Një komb i tërë u është mirënjohës!” ka shkruar Xhaçka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat