Reagon Valbona Sako: Deklarata ime është keqkuptuar!

Shqipëria

Reagon Valbona Sako: Deklarata ime është keqkuptuar!

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 23:25
Valbona Sako

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka reaguar pas intervistës së saj për Top Channel ku ndër të tjera tha se: “Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Kryebashkiakja, në një reagim për Gazetën SHQIP shprehet se deklarata e saj është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti.

Sako bën thirrje që e gjithë energjia të fokusohet tek humanizmi dhe kontributi për të prekurit nga tërmeti.

“Jam shumë e keqardhur që siç ka dy anë që po punojnë dhe një anë që përpiqet të abuzojë me situatën, ashtu edhe sot kam parë që ka deklarata të miat të cilat janë keqkuptuar nga njerëz dhe media të caktuara. Në vend që të kontribuojnë për ndihma, për humanizem, për t’i bërë thirrje mediave të qetësohen, i përdorin minutat dhe statuset e tyre për të shkeputur fjalë nga konteksi dhe për të shtrëmbëruar ato”, thuhet në reagimin e kryetares së Bashkisë së Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat