Ministrja Shahini tregon kur mund të rifillojë mësimi në shkolla

Shqipëria

Ministrja Shahini tregon kur mund të rifillojë mësimi në shkolla

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:54
Besa Shahini

Në mbledhjen e qeverisë së mëngjesit të kësaj të diele, ministrja e Arsimit Besa Shahini foli edhe për ditën se kur mund të rifillojë mësimi.

“Kemi dy opsione, e para të fillojë mësimi në të gjitha qarqet e pa prekura dhe të bëjmë një shtyrje të fillimit të mësimit në zonat ku keni shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Një opsion i dytë, është që vetëm në Durrës të mos fillojë mësimi, dhe në qarqet Tiranë dhe Lezhë të mos fillojë në shkollat e dëmtuara, por ky nuk është një opsion i preferuar, pasi do të sillte çakordim të procesit mësimor”, u shpreh ministrja.

Shahini shtoi më tej se i takon qeverisë që të marrë vendim.

Po ashtu ajo deklaroi se ministria ka hartuar një plan zhvendosjeje për nxënësit në shkollat e dëmtuara.

Më konkretisht, Shahini bëri me dije se në Durrës janë dëmtuar 16 shkolla, në Tiranë 23, në Elbasan 10 shkolla dhe në Tiranë tre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat