Tërmeti me viktima, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Shqipëria

Tërmeti me viktima, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 12:55
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Lajmin e bën me dije zëdhënësi i Presidenrit, Tedi Blushi.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njofton Blushi.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të bëhet për të diskutuar mbi situatën  e rëndë që ka prekur vendin pas tërmetit të 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat