Katër ditë pas tërmetit: Banorët në lot, trishtim dhe dhimbje

Shqipëria

Katër ditë pas tërmetit: Banorët në lot, trishtim dhe dhimbje

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:56
Foto ilustruese

Shumë fëmijë e të rinj kanë parë tmerr me sy natën e 26 nëntorit. Disa mundën disa të shohin dritën e së nesërmes dhe  për disa gjithçka përfundoi aty.

Një pjesë e të mbijetuarve po strehohen në hotele dhe çadra, ashtu sikundër shumë të tjerë kanë zgjedhur ti kalojnë netët pranë shtëpive të dëmtuara.

"Jemi shumë të tronditur, një jetë të tërë kemi punuar dhe nuk arritëm të gëzojmë asgjë"

Në sytë e tyre shihen lot, trishtim dhe dhimbje.

Banesa e Ramazan Jangozit është vlerësuar si e pabanueshme, ndërsa e zonja e shtëpisë tregon momente të vështira të këtyre ditëve në çadër.

"Akoma nuk më kanë lëshuar ato të tërmetit. Unë isha në gjumë. Kur ra tërmeti i parë dola, për fat të mirë më doli gjumi me të parin dhe u çova. Kur ka rënë tërmeti janë fik dritat dhe kam bërtitur, nuk kishim çfarë të bënim. Nuk gjenim dot dorezën e derës"

Këto netë ishin të vështira edhe për familjen Sat Idërliut, gjashtë anëtarët e së cilës jetojnë prej së martës në një çadër që e kanë vendosur pranë shtëpisë.

"Mora gocën në dorë, djalin e kisha në krevat më vete"

Dy fëmijë të mitur janë të traumatizuar dhe të frikësuar nga ndonjë tërmet tjetër.

"E kanë përjetuar edhe fëmijë"

Tërmeti i së martës la 24 të vdekur në Thumanë dhe shumë familje në qiell të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat