Tjetër tërmet në Shqipëri

Shqipëria

Tjetër tërmet në Shqipëri

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 18:01
Foto ilustruese

Vala e tërmeteve pasuese të atij të datës 26 nëntor nuk ka të ndalur, duke shtuar edhe më tej ankthin dhe frikën e banorëve.

Një tjetër tërmet është regjistruar në ora 17.15 prej 2.4 ballë sipas Rihterit me epiqendër në Detin Adriatik, jo shumë larg Durrësit, në thellësi prej 17 kilometrash.

Ndryshe, të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi 900 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit prej 6.4 ballë të Rihterit që goditi të martën e kaluar Shqipërinë, i cili është pasuar nga një seri tërmetesh tjera me fuqi deri në 5.6 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat