Ikën nga tërmetet, qytetarët rikthehen në Tiranë – kolonë e gjatë automjetesh

Shqipëria

Ikën nga tërmetet, qytetarët rikthehen në Tiranë – kolonë e gjatë automjetesh

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 20:02
Foto

Banorët e Tiranës po rikthehen në kryeqytet, pas frikës nga tërmetet.

Nga Laçi deri në Tiranë raportohet për trafik të rënduar dhe me mijëra makina po presin në radhë.

Policia Rrugore tha për “Mapo” se e kanë të pamundur të ndërhyjnë, për shkak të numrit të madh të automjeteve që po rikthehen në kryeqytet.

Gjithashtu Policia Rrugore konfirmon se trafik të rënduar ka edhe në aksin Elbasan-Tiranë. Rreth 7 km shkon vargu i makinave të cilat presin të hyjnë në Tiranë nga Elbasani.

Pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin dhe disa lëkundjeve të tjera që vijuan orët më vonë, shumë qytetarë u larguan nga Tirana e Durrësi, drejt jugut të vendit, Kosovës, ose drejt Korçës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat