Dëmtohet pallati ku ka pronësi dhe Dako, pse injorohet ‘bomba me sahat’

Shqipëria

Dëmtohet pallati ku ka pronësi dhe Dako, pse injorohet ‘bomba me sahat’

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 21:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e qytetit të Durrësit që kanë banesat e tyre në kompleksin Jedas thonë për kamerën e Top Channel se askush nuk ka shkuar të inspektojë banesat e tyre.

Sipas tyre, në pallatin që ka pronësi edhe Vangjush Dako nuk ka shkuar askush për inspektim

“Duan t’i shmangen pasi këtu ka pronësi edhe Dako dhe ish-pushtetarë, ka pësuar dëmtime në strukturë, këtu nuk banohet më. Katet e para janë të rrafshuara duhet ta dijë qeveria këtë. Të gjithë ne këtu jemi jashtë. Po rrimë nëpër makina, nëpër të afërm.

Dëmi është kolosal, duhet të vijë dikush ta kontrollojë, është si bombë me sahat.Të gjithë kanë ikur siç e shikoni.

Ne duam që të tregohen transparent, të na japin drejtim, të na thonë çfarë dokumentesh duhen, se deri më sot nuk dimë asgjë, kemi lënë gjithë mundin aty, në ato 30 sekonda.

20 metra nga këtu kanë shkuar për inspektim, se kuptojmë pse këtu nuk vijnë, të na thonë diçka, shumë nga ne i kanë marrë me kredi, çfarë do bëjmë ne tani”, thanë disa nga banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat