Edi Rama ofendon rëndë Erion Veliajn

Shqipëria

Edi Rama ofendon rëndë Erion Veliajn

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:38
Edi Rama

Teksa dërgoi familjen Lala tek banesat sociale në Shkozë, kryeministri Edi Rama pati një debat me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për shkallët e palyera.

Rama urdhëroi Veliajn që ai vetë personalisht të shkonte të lyente shkallët e pallatit në orën 4 e 30 të mëngjesit.

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Erion Veliaj: Do keni gjthçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë,tTi do dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat