Tërmet tjetër sapo goditi Shqipërinë

Shqipëria

Tërmet tjetër sapo goditi Shqipërinë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 00:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nuk ndalen tërmetet.

Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë në Shqipëri mbrëmjen e së dielës. Tërmeti 3.5 i shkallës rihter e kishte epiqendrën në Durrës.

Më herët, rreth orës 19:00 u regjistrua edhe një tjetër lëkundje me magnitudë 3.6.

Epiqendra ishte 28 km nga Lezha me thellësi 10 km.

1332 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, por Ismail Hoxha, eksperti i sizmiologjisë, shprehet se s’ka arsye për panik, por duhet ruajtur qetësia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat