Banesa e shkatërruar nga tërmeti, banori: S'ka ardhur asnjë inxhinier të shohë

Shqipëria

Banesa e shkatërruar nga tërmeti, banori: S'ka ardhur asnjë inxhinier të shohë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:20
Dervish Merepeza

Kjo është banesa e Dervish Merepezës, e cila ndodhet në zonën mes Pezës dhe Ndroqit.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në të, duke e bërë të pabanueshme.

Familjarët kanë mbetur të pastrehë dhe po e kalojnë natën jashtë.

Kryefamiljari për Ora News ngriti shqetësimin se deri tani nuk ka ardhur asnjë ekspert për ta parë nga afër.

"Po flemë jashtë. Miq e shokë kanë ardhur sa të duash, por inxhinierë jo.Të vinë ta verifikojnë. Ndihma kanë ardhur por çadra është e vogël. Batanije dhe ushqime kanë ardhur.Mbrëmë ka qenë shumë të ftohtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat