Roje para bashkisë së Durrësit, banorët: Prej dy ditësh po flemë jashtë, të vijë Edi Rama

Shqipëria

Roje para bashkisë së Durrësit, banorët: Prej dy ditësh po flemë jashtë, të vijë Edi Rama

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 10:06
Foto

Me dhjetëra qytetarë të Durrësit e kanë kaluar natën para bashkisë së Durrësit dhe para stadiumit "Niko Dovana" në mes të ftohtit.

Situata është shumë e vështirë, jo të gjithë kanë pasur mundësi të strehohen.

Në çdo pallat që është i dëmtuar si pasojë e tërmetit ka oficerë policie  para tij dhe nuk lejojnë asnjë të futet. Konsiderohet si zonë  e rrezikshme.

Nuk kanë ku të strehohen, ndërkohë që edhe nga bashkia nuk kanë marrë një zgjidhje.

Banori: Kam motrën 3 vjeçe, po të më sëmuret motra do të mbajnë përgjegjësi këta?Të heqin ata policët që kanë atje te shtëpia jonë dhe të ikim, të vdesim rehat.Nuk ka ardhur asnjë. Edhe aty brenda thonë jemi dy vullnetare, nuk ka punonjëse.Të vijë i madhi dhe ta sqarojmë. Të vijë pra Edi Rama në Durrës, kush është Edi Rama? A është kryeministri?!

Banori: Çadrat i hoqi bashkia, ne jemi të gatshëm të shkojmë kudo që të na thonë, mjafton të kemi një strehë.Sa të kalojë kjo gjendje. Boll të jemi diku brenda. Jemi pa shtëpi, jemi jashtë. Jemi dhe pa ushqime, po zihemi, është turp.Po zihemi për një paninë.

Situata është e vështirë, pasi mes banorëve ka edhe fëmijë të vegjël, të moshuar dhe njerëz të sëmurë.

Banori: Filloi i ftohti nuk e di si do t'ia bëjmë.

Banori: Dje na kthyen 6 familje na thanë rrini te bashkia. Bashkia ishte mbyllur. Morën policinë na thanë merrni emergjencën e Tiranës. Mora emergjencën ato më thanë: Hahahha, aty rrini deri nesër. Pse kështu komunikohet me njerëzit, popullin?

Banori: Kam motrën 7 vjeçe, kam dy ditë pa hëngër. Thjesht të më çojnë diku, të vë kokën në jastëk. Ne kemi dy ditë që kemi dhënë letrat, të gjithë kanë ik vetëm ne jo. Nëse ikën ndonjë para nesh, niset ndonjë autobus, do ja vë flakën  këtu. Kemi dy ditë që po ngrijmë nga i ftohti. Ata po ngrohen në kalorifer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat