Tërmeti që gjunjëzoi Shqipërinë: 52 të vdekur, qindra të lënduar, banesa të shkatërrua e miliona dëme

Shqipëria

Tërmeti që gjunjëzoi Shqipërinë: 52 të vdekur, qindra të lënduar, banesa të shkatërrua e miliona dëme

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 10:52
Foto

Tërmeti në Shqipëri që ndodhi të martën e 26 nëntorit , la të vdekur 52 persona dhe shumë të tjerë të lënduar. Tërmeti ishte me shkallë 6.4 dhe është ndjerë edhe në Kosovë, por pa dëme në njerëz dhe objekte.

Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Në Shqipëri të dhëna ende paraprake flasin për të paktën afro 900 pallate dhe mbi 5100 banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i ditës së martë, i cili goditi rëndë Durrësin, Thumanën e Tiranën, por nuk la pa prekur dhe qytete të tjera të vendit.

Në Shqipëri të dhëna ende paraprake flasin për të paktën afro 900 pallate dhe mbi 5100 banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i ditës së martë, i cili goditi rëndë Durrësin, Thumanën e Tiranën, por nuk la pa prekur dhe qytete të tjera të vendit.

Të dhënat vijojnë në përditësim e sipër, por ato paraprake që i përkasin mëngjesit të sotëm, flasin për 640 pallate dhe 4 mijë banesa të dëmtuara, nga të cilat 371 pallate dhe afro 2500 banesa të dëmtuara rëndë.

Në Durrës numri rezulton më i ulët, por vetëm për shkak se këtu procesi i verifikimit ka nisur me vonesë, ndërsa ditët e para vëmendja ishte përqendruar të njerëzit e mbetur nën rrënoja. Në këtë qytet për momentin rezultojnë 185 pallate dhe afro 7300 banesa të dëmtuara, nga të cilat 38 pallate dje 620 banesa të prekura rëndë.

Grupe ekspertësh të huaj të thirrur nga qeveria po vijojnë të vijnë për të ndihmuar në procesin e vlerësimit teknik të godinave, ndërsa godinat që janë gati duke rënë, kanë nisur të shemben nga autoritetet, siç ishte rasti i një hoteli sot në Durrës.

Deri më tani rezultojnë të jenë afër 9 mijë qytetarët e prekur nga tërmeti. Mbi 2300 janë sistemuar nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje, ndërsa mbi 4800 të tjerë janë strehuar pranë të afërmve të tyre. Mbi 900 banorë janë ende në çadrat e ngritura nga autoritetet në disa lokalitete ndërsa mbi 800 kanë zgjedhur qendrat sociale.

Dëmet kanë prekur dhe shkollat, ku sipas asaj që referoi sot në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Arsimit Besa Shahini janë 52 të tilla në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë, ku është e nevojshme që të ndërhyhet, përpara se aty të lejohet rifillimi i mësimit.

Më vonë ministrja njoftoi se pezullimi i mësimit do vijojë edhe disa ditë në qytetet e prekura: “Në Qarkun Durrës, bashkitë, Durrës, Shijak e Krujë, mësimi mbetet i pezulluar deri më datë 9 Dhjetor. Në Qarkun Tiranë që përfshin bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë, si dhe në Qarkun Lezhe që përfshin bashkitë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi do jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, por ruajmë mundësinë për ta shtyrë dhe disa ditë të tjera në rast se nuk garantohemi se janë në gjendje të sigurt strukturore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat