Tentoi të përvetësojë kontributet për të prekurit nga tërmeti, jepet masa e sigurisë

Shqipëria

Tentoi të përvetësojë kontributet për të prekurit nga tërmeti, jepet masa e sigurisë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 11:11
Foto

Gjykata e Lezhës dha masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Arjan Meli i akuzuar për “mashtrim” dhe “përvetësim titulli shtetëror”.

 

30-vjeçari Meli, u arrestua 5 ditë më parë pasi kishte hapur një llogari false me emrin “Rilindje” në Facebook nga ku iu bënte thirrje qytetarëve që të kontribuonin me vlera monetare për personat e prekur nga tërmeti në dy numra llogarie bankare, të cilat pas verifikimeve rezultuan se ishin personale.

Menjëherë pas arrestimit, policia bëri dhe bllokimin e llogarive bankare të 30-vjeçarit nga Lezha, Arjan Meli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat