Plani 3-pikësh i PD, Basha nga Durrësi: Këtu mbizotëron një kaos, koha për të koordinuar punën - Bota Sot
Plani 3-pikësh i PD, Basha nga Durrësi: Këtu mbizotëron një kaos, koha për të koordinuar punën

Shqipëria

Plani 3-pikësh i PD, Basha nga Durrësi: Këtu mbizotëron një kaos, koha për të koordinuar punën

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:30
Lulzim Basha

Në një takim me banorët e Durrësit në lagjen numër 7, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se aty mbizotëron një kaos dhe se prioritet mbetet vetëm ndihma ndaj banorëve të prekur.

“Koha për të koordinuar punën, duhen vlerësuar të gjitha banesat. Mbrëmë pata takim me ekspertët më të mirë që ka vendi. Kemi 500 specialistë gati për të dhënë kontributin e tyre vullnetar. Në këtë situatë që jemi PD ka përgatitur një plan me 3 pika”, deklaroi Basha.

Sa i takon planit 3-pikësh, Basha u shpreh:

“Së pari duhet organizimi i 500 inxhinierëve vullnetarë. Së dyti ndarja në dy kategori të banesave, të banueshme ose jo”, duke shtuar se duhet po ashtu të anulohen koncesionet, dhënia e 150 mln dollarëve, 10 oligarkëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat