Ndihma nga jashtë, Xhaçka falënderon ndërkombëtarët

Shqipëria

Ndihma nga jashtë, Xhaçka falënderon ndërkombëtarët

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:36
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka falënderuar të gjitha vendet anëtarë të BE-së për ndihmën qe po japin pas tërmetit në Shqipëri.

Vetëm ata që kanë kaluar nëpër një eksperiencë të tillë, mund ta kuptojnë shumë mirë se sa e rëndësishme është, që në një kohë traumatike si kjo, që është e pamundur ti besosh edhe tokës në të cilën ecën, mos ndihesh vetëm. Të dish që nuk je i detyruar që të përballesh i vetëm me furinë e natyrës po mund të mbështetesh tek solidariteti I miqve dhe I partnerëve ndërkombëtar. Aktivizimi i mekanizmit të mbrojtjes civile tregoi edhe një herë, ashtu si 2 vjet më parë gjatë përmbytjeve që prekën Fierin, Vlorën apo Shkodrën apo si dy muaj më parë pas tërmetit që goditi vendin në 21 shtator, që Shqipëria nuk është vetëm. Përkundrazi ka miq, aleatë që nxituan të sjellin ekipet e tyre më të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit, ekspertë vlerësim të dëmeve apo qindra ndihma që janë shpërndarë në zonat e prekura, duke lehtësuar dhimbjen e të gjithë qytetarëve të prekur”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat