“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen” Rama përzë qytetaren nga takimi: Nuk lejoj sharje dhe provokime

Shqipëria

“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen” Rama përzë qytetaren nga takimi: Nuk lejoj sharje dhe provokime

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 16:58
Edi Rama

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në zonën e ish-kënetës në një takim me qytetarët që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes të gjithë qytetarëve një banore, e cila ishte duke folur pas krahëve të kryeministrit dhe e quajtur nga ky i fundit si provokatore u përzu nga takimi.

Rama-qytetares: Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që i’ua kanë mësuar nga televizori juve, prandaj shkoni dhe thuajini në televizor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat