Inxhinieri Mece: 95 % e ndërtimeve kanë dëmtime, Islami: Mos na bej qorra

Shqipëria

Inxhinieri Mece: 95 % e ndërtimeve kanë dëmtime, Islami: Mos na bej qorra

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 22:27
Arben Meçe

Inxhinieri Arben Meçe thotë se 95% e ndërtimeve në Durrës kanë dëmtime dhe jo shkatërrime. Në studion e emisionit 360 gradë ai tha se kemi ndërtuar një skemë ndërtime që nuk është korrupsion. Kundër tij ishte juristi, Islam Zaçe.

Meçe: Në 95 % të ndërtimeve sot në Durrës nuk ka shkatërrim, por ka dëmtim si rrjedhim i dy elementëve. Nëse flasim për 6.4, në Durrës ka vajtur 8.5-9 sepse kushtet gjeologjike amplifikojnë tërmetin. Durrësi ka qenë testi jonë për ndërtim për të kuptuar që 30 vjet ne kemi ndërtuar me një skemë ndërtime që nuk është korrupsion, por është përqafimi i nje metode që përdor Greqia, Turqia, Italia. Kjo do të thotë konstruksion me beton, kolon , tra që na ka dhënë një problem që nuk ka të bëjë me korrupsion, por ka të bëjë me një testim shkencor të një metode që kemi ndërtuar në Shqipëri.  Sot kam deklaruar për tu prishur tre ndërtime, njëri në Durrës është ndërtim i 1987, dy ndërtime në zonën e Ujësjellësit, ishin të 87.

Islami: Të mohosh korrupsionin në ndërtim do të thotë që ti thuash shqiptarëve jeni të tërë qorra, këtë mos e thuaj më. Këtë e di nga i madhi te i vogli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat