"Shtëpia e pabanueshme që në shtator", qytetari apel shtetit: Nuk vjen askush, na ndihmoni!

Shqipëria

"Shtëpia e pabanueshme që në shtator", qytetari apel shtetit: Nuk vjen askush, na ndihmoni!

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 08:24
Foto ilustruese

Kjo është gjendja e një shtëpie në Pezë të Vogël.

Pronari i këtij objekti, tregon për faqen on-line të "Ora News" se banesa e tij është bërë e pabanueshme që prej tërmetit të 21 shtatorit, por askush nuk është interesuar ta shikojë.

Tërmeti i një jave më parë solli krisje të mëdha të mureve, duke e bërë të vështirë jetesën në ambientet e saj. Në pamje shihen qartë pasojat që ka lënë tërmeti. Familja i bën apel shtetit për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat