E ngatërroi me ujkun, bariu plagos aksidentalisht gjahtarin

Shqipëria

E ngatërroi me ujkun, bariu plagos aksidentalisht gjahtarin

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:49
Foto ilustruese

Një gjahtar në Sarandë mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja mësohet se ka qenë aksidentale. Ai është qëlluar me armë gjahu nga një bari, pasi ky i fundit ka dyshuar se është ujk.

I plagosuri Shyqiri Saliaj 73 vjeç nga Ksamili po merr trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat