Tërmetet e forta, eksperti tregon ndryshimet e mëdha që shkaktojnë në tokë

Shqipëria

Tërmetet e forta, eksperti tregon ndryshimet e mëdha që shkaktojnë në tokë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Shqipëri

Tërmeti i së martës që mori jetën e 52 personave është konsideruar si më i fuqishmi i 40 viteve të fundit në Shqipëri. Sa i përket vijimësisë sizmike, shumë sizmiologë kanë dhënë se janë çdo ditë e në rënie, prandaj rreziku zvogëlohet.

Një shpjegim të ngjashëm ka dhënë edhe profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universietin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut.

Ai tha se tërmete kaq të forta shkaktojnë ndryshime natyrore duke lënë dhe gjurmë të forta në tokë.

“Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t`i parashikuar. Por ajo që mund të bëjmë, është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”, tha ai.

Siç raporton media italiane ‘Fanpage’, tërmetet me magnitudë më të madhe se 4.2 të shkallës Rihter pranë tokave të pasura me ujë mund të humbasin rezistencën dhe të zhysin ndërtesat poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat