Përplasja e ministrit me bashkinë, reagon Bardhi: Kriminale sjellja e Lleshajt, të nisin hetimet

Shqipëria

Përplasja e ministrit me bashkinë, reagon Bardhi: Kriminale sjellja e Lleshajt, të nisin hetimet

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:33
Gazment Bardhi

Partia Demokratike e konsideron kriminale sjelljen e ministrit Lleshaj në Lezhë për një pallat 12 katësh, ku sipas tij nuk ka asnjë rrezik.

Sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një reagimi në Facebook shkruan se qëndrimi i Lleshajt ka për qëllim të fshehë të vërtetën duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve”, shkruan Bardhi.

Bardhi shkon edhe më tej me akuza.

“Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshme, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve”, vijon Sekreatari i PD-së.

Për këtë rast ai i kërkon prokurorisë të nisë hetimet ndaj ministrit Lleshaj “për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat