Gjeologu Muçeku: Godinat e kaluan testin, nuk ka më tërmet si i 26 nëntorit

Shqipëria

Gjeologu Muçeku: Godinat e kaluan testin, nuk ka më tërmet si i 26 nëntorit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:37
Gjeologu Ylber Muçeku

Gjeologu Ylber Muçeku thotë se të gjitha banesat e ndërtuara në 1995-2000 e kanë kaluar testin. Në një intervistë për Ora News, ai thotë se tërmet si ai i 26 nëntorit nuk do të ketë më për shumë vite.

Ylber Muçeku: Godinat e banimit që janë ndërtuar pas viteve 1995-2000 për mua e kanë kaluar testin. Unë them me gojën plot se ndërtimi me gjithë të mirat dhe mund të them ndonjë fjalë se ka nevojë për përmirësim, e ka kaluar këtë test. Ky tërmet është i madh. Nuk besoj që do bjerë një tërmet i madh për shumë vite si ky tërmet.

Për Muçekun godinat që janë dëmtuar kanë qenë të dobëta ose jashtë përdorimit.

Ylber Muçeku: Godinat kanë qenë të dobëta ose jashtë përdorimit, kjo vjen si pasojë edhe e goditjes së parë që ra në 21 shtator. Është një kompleks. Goditja është e para, është trualli dhe godina. Këtë rast ishte goditja sizmike dhe godina, ndërsa trualli jo.

Sipas tij, shteti duhet të kontrollojë territorin ku ndërtohet.

Ylber Muçeku: Nuk mund të bësh zhvillim të një zone urbane nëse nuk kalon në etapat e projektimit. Pas viteve 90 këto etapa janë kapërcyer. Këtu shteti duhet të ishte shumë herë më i fuqishëm. Territori ka qenë i pakontrolluar dhe territori është e rëndësishme të kontrollohet. Nuk mund të ndërtosh, nuk mund të punosh po nuk qe i diktuar dhe i kontrolluar që në këtë rast është shteti tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat