“Në emër të jetës ne do të ringrihemi”, video emocionuese për viktimat e tërmetit

Shqipëria

“Në emër të jetës ne do të ringrihemi”, video emocionuese për viktimat e tërmetit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:39
Pamje nga video

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

“Blueberrys Production” ka shpërndarë në Youtube një video sensibilizuese në lidhje me viktimat e tërmetit që goditi vendin me 26 nentor.

Mesazhi evidenton faktin se kjo fatkeqësi natyrore goditi vendin para festave të nëntorit ndërsa vendos theksin edhe tek sensibilizimi i madh ndërkombëtar.

Duart me flamuj të Kosovës, Greqisë dhe shteteve të tjera fqinje mbledhin thërrimet e lëna nga tërmeti dhe të gjitha së bashku japin mesazhin e ringritjes dhe të rindërtimit si një simbol për vazhdimësinë e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat