Tërmeti katastrofik, roli i qenve që asistuan në terren

Shqipëria

Tërmeti katastrofik, roli i qenve që asistuan në terren

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:52
Pamje nga video

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë por edhe në Tiranë.

Një punonjës rumun i forcave të emergjencës civile ka treguar rolin e qenve gjatë punës për kërkimin e të mbijetuarve dhe trupave nën rrënoja.

“Në dërgojmë qentë sepse mes hapësirave të godinës mund t’u japin qenve sinjale. Këta qen këto ditë kanë dhënë disa sinjale të vlefshme që kanë drejtuar skuadrat e shpëtimit drejt e te viktimat. Fatkeqësisht kemi rekuperuar 3 individë të vdekur dhe qentë kanë qenë të rëndësishëm të na drejtojnë në kërkime”, tregon vullnetari rumun.

Vullnetari rumun, jep një mesazh force për shqiptarët. Ndoshta, pa e ditur se nën ato rrënoja ku ai dhe kolegët e tij shërbyen me përkushtim, u shuan dy familje.

“Qëndroni të sigurt, përgatituni për situata të tilla, dhe është më mirë të parandalosh se të luftosh”, sensibilizon vullnetari rumun më tej për Top Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat