Zbrazet pallati te "Fresku", banorët: Një inxhinier na tha se ka dëmtime në strukturë

Shqipëria

Zbrazet pallati te "Fresku", banorët: Një inxhinier na tha se ka dëmtime në strukturë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Kjo hyrje në ndërtim e sipër gjendet në një pallat në zonën e "Freskut" në kryeqytet.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve e kanë braktisur këtë pallat nga frika për sigurinë e tyre pasi ka dëmtime nga tërmeti.

Ata që po zhvendosen po përpiqen të marrin me vete edhe sendet me vlerë që kanë.

Por ka edhe nga ata që nuk kanë ku të shkojnë dhe kalojnë netët mes frikës në banesat e tyre.

Banorët e këtij pallati nuk kanë një përgjigje zyrtare nga autoritetet për sigurinë e pallatit, por në mënyrë private ata kanë kontraktuar një inxhinier, i cili u ka konfirmuar se pallati ka dëmtime në strukturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat