Po udhëtonte drejt Tiranës me 11 klandestinë, pranga 43-vjeçarit në Pogradec - Bota Sot
Po udhëtonte drejt Tiranës me 11 klandestinë, pranga 43-vjeçarit në Pogradec

Shqipëria

Po udhëtonte drejt Tiranës me 11 klandestinë, pranga 43-vjeçarit në Pogradec

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Goditet një tjetër tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia ka arrestuar në Pogradec një 43 vjeçar nga Elbasani, i dënuar më parë për vjedhje, duke transportuar 11 shtetas të huaj.

"Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasi I.P., u kap duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” 11 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit" njofton policia.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat