Mësimi shtyhet deri më 9 dhjetor në Tiranë, Durrës, Vorë

Shqipëria

Mësimi shtyhet deri më 9 dhjetor në Tiranë, Durrës, Vorë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se ditën e neserme mësimi do të nisë pjesërisht në Lezhë, Rrogozhinë, Kamëz, Kavajë. Shahini ka theksuar se për nxënësit e Bashkisë Tiranë, Durrës dhe Vorë mësimi do të nisë në datën 9 dhjetor.

“Qarku Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë e Bashkia Tiranë do të rifillojnë mësimin në datë 9 dhjetor, të hënën, kurse të gjitha bashkitë e tjera fillojnë nesër, më 5 dhjetor”, u shpreh ministrja në një konference për mediat. Nxënësit e shkollave që nuk hapen as më 9 dhjetor, do te zhvendosen ne shkolla pritese me plan te percaktuar.

Në bashkinë Tiranë, përvec fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, kemi disa shkolla qe kanë dëme mesatare dhe aty mesimi rifillon me 9 dhjetor. Per kopshtet dhe shkollat private të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bëre vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt.

Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë mos hapen as më 9 dhjetor do i çojmë në shkollat pritëse.

Në zona rurale, kemi siguruar transport dhe kemi ndarë e buxhetin.

Shkollat private që dalin me probleme me godinat pronarët të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve e do e monitorojmë me kujdes”, tha më tej Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat