Tërmeti lë pasoja në Shkodër, 50 familje në banesat private kërkojnë vlerësim objekti

Shqipëria

Tërmeti lë pasoja në Shkodër, 50 familje në banesat private kërkojnë vlerësim objekti

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi një bilanc tragjik në viktima dhe dëme materiale janë ndjerë edhe në Shkodër. Rreth 50 familje kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve vlerësim të objekteve, për shkak të dëmtimeve të konstatuara.

Kjo ka bërë që grupet e punës të zbarkojnë në terren tek ato familje që kanë sinjalizuar për dëme, siç edhe ky pallat në lagjen “Rus”.

Gëzim Kraja: "Paraqesin ankesën tek rajoni. Ngrijnë grupin e punës me të gjithë ekspertët që ka Bashkia e Shkodrës. Bëjmë verifikimet dhe ia kalojnë Shtabit të Emergjencave Civile pranë Bashkisë."

Nga konstatimet paraprake të grupit të punës i përbërë nga inxhinjerë ndërtimi dhe arkitektë, më të prekura rezultojnë banesat private të ndërtuara përpara viteve 1990.

Aljon Koçkiçi: "Më shumë probleme që janë vërejtur te banesat private, sepse janë ndërtesa të ndërtuara para tërmetit vitit 1979, që nuk kanë kolona, nuk kanë traverta."

Tërmetet e vazhdueshme kanë krijuar frikë dhe panik tek shumë familje, ndaj ata presin certifikimin e ndërtimeve ku jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat