Vasili, sulmon ministrin Lleshaj: E mundur që një ministër tu thojë qytetarëve nuk ju kam asnjë borxh

Shqipëria

Vasili, sulmon ministrin Lleshaj: E mundur që një ministër tu thojë qytetarëve nuk ju kam asnjë borxh

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:24
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili në një debat që pati me banorët në Lezhë dje është shprehur që nuk ju ka asnjë borxh.

Ministri i Brendshëm pati edhe një debat me funksionarin e Bashkisë Lezhë.  

"Nuk mundet kurrë të dëgjohet një ministër, i cili u thotë qytetarëve të cilat janë përballur dhe janë viktima të tragjedisë nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojë plotë u thotë në mënyrë të përsëritur nuk ju kam asnjë borxh, pra ministri nuk ju ka asnjë borxh qytetarëve ndaj të cilëve ka përgjegjësinë publike dhe kushtetuese që të marrë përgjegjësinë për ta". 

Vasili në një deklaratë për shtyp thekson që është e mundur që një ministër tu thotë qetarëve nuk ju kam asnjë borxh dhe se prokuroria duhet të kishte filluar çështje penale që dje ndaj ministrit.

"Prokuroria shqiptare është shumë vonë sot, pasi duhet të kishte filluar çështje penale për ministrin që dje,  i cili imponon ekspertët teknikën të thonë fjalën e tyre me siguri e tu japi siguri qytetarëve që nëse kthehen në banesat e tyre nuk ka rrezik për jetën e tyre". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat