Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Shqipëria

Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:21
Agim Ismaili

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë me anë të një mesazhi në telefonin celular.

Mësohet se Ismiali është kërcënuar përmes mesazheve në celular, nga persona ende të paidentifikuar.

Bëhet me dije se Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe rrethanat.

Kujtojmë që Agim Ismaili është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në shkurt të këtij viti dhe është kërcënuar edhe njëherë më parë me jetë, nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat