Evropa do japë 15 milionë Euro për Shqipërinë, Von der Leyen: Nga fondi i politikës së fqinjësisë

Shqipëria

Evropa do japë 15 milionë Euro për Shqipërinë, Von der Leyen: Nga fondi i politikës së fqinjësisë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:37
Von der Leyen

Komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç do të vizitojë të enjten Shqipërinë.

Lenarçiç ka deklaruar se “Bashkimi Europian ka vendosur që të ofrojë një ndihmë shtesë për nevojat nê terren”.

Ai do të takohet me ekspertët e ekipit europiane të mbrojtjes civile, ashtu si dhe me inxhinierë grekë dhe italianë po ashtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkaq, gazetarja Erisa Zykaj bën me dije për abcnews.al se presidentja e KE-së der Leyen në konferencë shtypi në KE është shprehur sot se ka patur një telefonatë të enjten me kryeministrin Edi Rama.

“Pata një telefonatê me kryeministrin Rama të enjten. Bashkimi Europian ështê krejtësisht i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë, por edhe me akte”, ka thënë ajo, ndërsa ka shtuar se do të japin 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësisë për pasojat e tërmetit në Shqipëri.

“Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësisë dhe kemi vendosur që do organizojmê një konferencë donatorësh për Shqipërinë”, tha gjatë konferencës Ursula Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat