Rama pas Samitit të Londrës: Europa e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve

Shqipëria

Rama pas Samitit të Londrës: Europa e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:51
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar praninë e liderve të Europës në Samitin e NATO-s për ti njohur me situatën e krijuar nga tërmeti në Shqipëri.

Pas Samitit, Rama tha se Europa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve.

Rama: Europa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon komunikimin me homologët, unë duhet të kthehem.Ju kemi vënë në dispozicion dokumenta dhe informacione që të kenë një pamje të qartë. Kam arritur të përfshij drejtëpëdrejtë emocionnlisht liderët. Sepse një fjalë e tyre është shumë më tepër se një dosje.

I pyetur për ftesën e përsëritur ndaj Bashës për bashkëpunim, Rama tha se "nuk ka sens të vazhdojë historia me deklarata në distancë kur ne jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie shumë më të madhe se ajo e politikës, çatinë e shtëpisë së Shqipërisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat