Dy ndërtesa në Shkozet shemben me eksploziv

Shqipëria

Dy ndërtesa në Shkozet shemben me eksploziv

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:05
Foto

Dy ndërtesa po shemben me shpërthim të kontrolluar.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme strukturore në godinat që ndodhen në Shkozet, ndaj dhe Shtabi i Emergjencave ka vendosur shembjen e saj.

Forcat xheniere po merrem me hapjen e vrimave në mure për vendosjen e eksplozivit.

Ditën e sotme 4 dhjetor 2019, "efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur".

Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00.

Një ditë më parë në lagjen 13 në Durrësit u shemb po me eksploziv një pallat 6 katësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat