Humbi burrin nga tërmeti, mes lotësh gruaja e Sajmir Grekut tregon si e kërkon vajza të atin: Vetëm qan, i kujtohet dhe…

Shqipëria

Humbi burrin nga tërmeti, mes lotësh gruaja e Sajmir Grekut tregon si e kërkon vajza të atin: Vetëm qan, i kujtohet dhe…

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:32
Klotilda Greku

Klotilda Greku, bashkëshortja e Sajmirit që së bashku me prindërit e tij humbi jetën nga tërmeti në Thumanë, e mbetur e ve dhe me vajzën e vogël jetime, mes lotesh dhe me zerin qe i dridhet tregon se si e bija e kerkon te atin dhe e kujton mne cdo veprim qe edhe ai e ka bere. 

Klotilda dhe vajza e saj kanë qënë me fat se ditën kur ra tërmeti nuk ndodhej në Thumanë por tek prindërit e saj. Pas tragjedise, ajo po qëndron tek prindërit në një fshat të Peshkopisë dhe ka treguar se asnjë zyrtar nuk është takuar me të apo e ka telefonuar.

“Nga institucionet shtetërore deri më tani nuk kam pasur ndonjë lajm ose ndonjë telefonatë, përveç këtyre gjërave që janë thënë edhe në Tv”, shprehet ajo.

“Vajza e ndjen shumë mungesën e të atit, nuk ka ditë që ajo nuk e përmend. Një veprim që bën vëllai im, apo dikush tjetër në shtëpi asaj i kujtohet që e ka bërë edhe i ati dhe shikon fotografitë e tij në telefon, i qesh fytyra kur i shikon. E ndjen edhe ajo mungesën e tij, këto ditë ka qenë shumë mërzitur, vetëm qan, si duket edhe ajo e ndjen mungesën”, tha Klotilda më tej.

Vajza është shumë e vogël për të kuptuar gjëmën që i ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat