Dashamir Shehi: Qeveria deri para vitit të ri të sigurojë gjithçka që i nevojitet personave të prekur nga tërmeti

Shqipëria

Dashamir Shehi: Qeveria deri para vitit të ri të sigurojë gjithçka që i nevojitet personave të prekur nga tërmeti

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:31
Dashamir Shehi

Emisioni “Top Talk”, i drejtuar nga gazetari Denis Dynjaja, kishte si temë ditën e sotme gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm që preku vendin dhe hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e kësaj situate.

Për ti dhënë dritë këtyre ndodhive në studio ishin të ftuar Ish-deputeti i PD-së, Dashamir Shehi dhe ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj. Shehi u shpreh në studio se në mbledhjen e qeverisë që do të kryej me donatorët, duhet të ketë një raport paraprak dhe një kosto të përgjithshme të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

“Unë mendoj se në mbledhjen që qeveria do të ketë me donatorët, duhet të ketë të punuar një raport paraprak për të gjithë kostot që mund të jenë krijuar si pasojë e tërmetit. Sepse donatorët do të jenë më shumë banka dhe bankat janë shumë skeptike kur investojnë, dhe besoj se do të kërkojnë një transparencë se ku do të shkojnë paratë e investuara prej tyre. Gjithashtu të ketë një zhvillim afatgjatë pas këtyre investimeve dhe donatorët do të ndiheshin më të kënaqur me paratë e investuara prej tyre të kryheshin të tilla masa”, tha ish deputeti.

Më tej ai shtoi:

Deri përpara vitit të ri qeveria duhet të mendojë se si tu ofrojë kushte optimale jetese familjeve të prekura nga tërmeti. Tu sigurojë, fjetje, ushqim dhe gjithçka që i nevojiten. Po ashtu duhet tu sigurojë edhe shkolla, që të shkollohen fëmijët e tyre. Pas këtyre masave në janarin e vitit të ardhshëm, qeveria duhet të mendojë planin për rimëkëmbjen e vendeve të prekura”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat