Vijojnë inspektimet në terren, të dhënat më të fundit të gjendjes së objekteve pas tërmetit

Shqipëria

Vijojnë inspektimet në terren, të dhënat më të fundit të gjendjes së objekteve pas tërmetit

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:58
Shqipëri

Është publikuar raporti më i fundit për sa i përket situatës në terren mbi objektet e inspektuara, ato të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.

Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për tu prishur

Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228 për t’u prishur;

 Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.

 PUNA NË TERREN

Përditësim i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

17 objekte në Bashkinë Durrës.

Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës.

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës.

Në Thumanë:

Në vijim të deklaratës së orës 13:30 ku njoftuam për ecurinë e punës në terren konfirmojmë se u shemb Shkolla 9-vjecare "Ramazan Jangozi", objekt 2-katësh. 

SIGURIA

Për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie.

Menjëherë pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucioneve në bashkërendim të plotë me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile me qendër në Durrës.

Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim-shpëtimit, strukturat e policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojnë terrenin për parandalimin e çdo lloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve.

Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:

– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.

– 3  objekte ku janë vendosur ndihmat.

– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.

– 4 qendrat e akomodimit në hotele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat