Pas tërmetit, Kuvendi i rikthehet “luftës” politike me Presidentin Meta. Vendimi që pritet të merret nesër

Shqipëria

Pas tërmetit, Kuvendi i rikthehet “luftës” politike me Presidentin Meta. Vendimi që pritet të merret nesër

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Ilir Meta

Në seancën e nesërme të Kuvendit pritet të miratohet edhe kërkesa e grupit të 55 deputetëve socialistë për të zgjeruar hetimet për Presidentin Ilir Meta në lidhje me dekretimin e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Në pikën 17 të rendit të ditës së punimeve të Kuvendit, është edhe “projektvendimi për një shtesë në objektin e veprimtarisë së komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e presidentit të Republikës, në kuadër të ushtrimit të kompentencave të tij, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në organet e qeverisjes vendore”.

Dhjetë ditë më parë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste iu drejtua me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të përfshirë çështje të reja në veprimtarinë e komisionit hetimor parlamentar. “Njësoj siç veproi me dekretin e datës 10 qershor 2019, kur në tejkalim të kompetencës kushtetuese, Presidenti anuloi dekretin e tij nr. 10928/2018 për caktimin e datës 30 qershor 2019 si date për zgjedhjet vendore, me dekretimin e Znj. Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar ne mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëri institucionale si dhe duke përdorur ne mënyrë abuzive pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta”, thuhej në dokumentin e depozituar në Kuvend.

Seanca e radhës së Kuvendit prite të “rihapë” debatin politik për çështje të ditës, pas ndërprerjes një javore për shkak të tërmetit që la pas 51 viktima e mijëra shtëpi të dëmtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat