Nesër rinis puna në gjykatat në zonat e prekura nga tërmeti

Shqipëria

Nesër rinis puna në gjykatat në zonat e prekura nga tërmeti

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:36
Ilustrim

Duke filluar nga nesër (5 dhjetor) do të rinisë puna në gjykatat në zonat e prekura nga tërmeti.

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se rinisja e punës vjen pas pezullimit të saj pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në qarqet e Tiranës, Durrësit e Lezhës.

Gjykatat që do fillojnë veprimtarinë dhe shërbimet gjyqësore janë:

-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (dhoma penale dhe civile)

-Gjykata e Apelit Tiranë

-Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë

-Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë

-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë

-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë

-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat