Franca propozon konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar në rindërtimin e Shqipërisë

Shqipëria

Franca propozon konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar në rindërtimin e Shqipërisë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:52
Rama-Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë për tu rindërtuar pas tërmetit.

Macron tha pas samitit të NATO-s se është shumë e rëndësishme një konferencë solidariteti me Shqipërinë.

“Konferenca synon të mobilizojë partnerët publikë e privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit,”-tha presidenti francez.

Franca ka qenë një mbështetëse e madhe për Shqipërinë gjatë këtyre ditëve të vështira.

Menjëherë pas rënies së tërmetit solli në vendin tonë ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar një nxjerrjen e të mbijetuarve dhe viktimave nga rrënojat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat