“Një dritë për Shqipërinë”, homazhe për viktimat e tërmetit në bustin e Skënderbeut në Romë

Shqipëria

“Një dritë për Shqipërinë”, homazhe për viktimat e tërmetit në bustin e Skënderbeut në Romë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 23:37
Ilustrim

Shqiptarët e Italisë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin "Shqipëria" në Romë për të shprehur solidaritetin ndaj banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Emigrantë shqiptarë e kosovarë, studentë aktivistë të shoqatave shqiptare, qytetarë italianë manifestuan në heshtje me qirinj të ndezur pranë bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti në nderim të kujtimit të 51 viktimave e në respekt të dhimbjes së shqiptarëve.

Pranë qirinjve të ndezur janë vendosur flamuri shqiptar dhe një shall kuq e zi me mbishkrimin “Albania”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat